“Babë e babgjysh” luanin për Spanjën – tani edhe ai

Futboll 16 Mars 2018 21:47

Histori është përsëritur me familijen Alonso, të cilët po e rikthejnë përsëri mbiemrin e tyre në Kombëtaren e Spanjës.

Pasi që Marcos Alonso është thirrur për heë të parë në Kombëtarë e Spanjës, nënkupton që tri gjenerata me rradhë të familjës Alonso do të përfaqësojnë shtetin e tyre.

Marcos Alonso Imaz ‘Marquitos’ (gjyshi), Marcos Alonso Peña (babai) dhe Marcos Alonso Mendoza (djali), kanë hyrë në historinë e futbollit spanjoll pas një arritje kaq krenare, të jashtëzakonshme për shtetin e tyre.

Gjyshi:

Marcos Alonso Imaz (gjyshi), apo i njohur si “Marquitos”, ka debutuar për përfaqësuesen e Spanjës me 21 vjeç në vitin 1995. Ai është paraqitur për Spanjën vetëm 2 herë, ndonëse ka qenë pjesë e ekipit përfaqësues 5 herë. Marqiutos ka qenë pjesë e Real Madrid për sezone, duke e fituar Kupën e Evropës dhe Ligën nga 5 herë.

Babai:

Marcos Alonso Peña (babai) është paraqitur 22 herë për kombëtarën e Spanjës ndërsa ka qenë pjesë e saj në total, 35 herë. Marcos Alonso Peña ëhstë paraqitur për Barcelonën dhe Atletico Madridin gjatë karrierës së tij si futbollist.

Djali:

Kjo është ftesa e parë për Marcos Alonson në nivelin senior të Kombëtarës së Spanjës.

-->