Baftiu në listën e dëshirave të Gjilanit, ironizon Arsim Kabashi duke përmendur Messin

Futboll 18 Dhjetor 2021 13:19

Para dy vitesh, Blend Baftiu ishte një nga lojtarët më të mirë në Superligën e Kosovës.

Por, këtë edicion, Baftiu ka treguar paraqitje tejet të dobëta si dhe statistika negative.

Në 12 ndeshje, ish-lojtari i Prishtinës nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk e ka bërë asnjë asistim me Ballkanin.

Madje, atij i është hequr edhe shirti i kapitenit si dhe thuhet se ka “përplasje” me trajnerin Bekim Isufi.

Andaj, është raportuar se Baftiu do t’i bashkohet Gjilanit në afatin kalimtar dimëror.

Por, presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke e bërë një koment të tillë:

May be an image of 2 people, people standing and text that says 'Ismet Munishi deshiron transferimin e Blend Baftiut te Gjilani. Baftiu ka kontratë me Ballkanin deri mẽ 2022. FOBALLRAN CIMA Like Comment Share and 662 others Mt relevant Arsim Kabashi po edhe une kam deshire me marr Messin, por pak problem 20 h Like Reply 227'

-->