Baftiu në top formë, golashënuesi më i mirë i Superligës

Futboll 14 Korrik 2020 10:52

Gara për golashënuesin më të mirë të ligës është mjaft interesante por duket se fantazisti i Ballkanit, Blend Bafitu do të jetë fituesi i “Këpucës së Artë”, shkruan Insporti.com.

Baftiu ka vazhduar me formën e mirë edhe në xhiron e 30-të, duke shënuar golin e fitores dhe të vetmin për Ballkanin kundër Feronikelit.

Pas këtij goli, Baftiu i prin listës së golashënuesve me 18 gola të shënuara në Superligë.

Talenti i Ballkanit, është i ndjekur nga sulmuesi i rrezikshëm, Arb Manaj i Trepçës ’89 me 15 gola dhe Ahmed Januzi  i Prishtinës me 14 /Insporti.com/

-->