Bajçinovci: Prishtina synon gjithmonë titullin e kampionit

Superliga 04 Mars 2022 17:46

Prishtina përgatitet maksimalisht për betejat vendimtare në Superligën e Kosovës. 

Klubi bardhekaltër synon të përfundojë në vend të dytë dhe në garat e play-off-it të luftojë për titullin e kampionit.

Pas 17 jave Prishtina zë vendin e dytë me 29 pikë, ka 5 me pak se lideri Besa Famgas dhe 4 më shumë se Trepça në pozitën e tretë.

Hendbollisti i shquar i Prishtinës, Agon Bajçinovci, tha se objektivat i kanë të qarta. 

“Jemi duke u përgatitur taktikisht dhe duke u kordinuar çdo ditë e më mirë për t’i shmangur gabimet.

Kohën e fundit kemi pasur edhe disa lëndime të disa prej lojtarëve kryesorë por shpresojmë që të kthehen sa më shpejte dhe të vazhdojmë rrugëtimin drejt titullit”, thotë Bajçinovci..

-->