Bajrami i shënon gol Napolit të Amir Rrahmanit

Futboll 13 Janar 2021 18:24

Është duke u zhvilluar takimi i Kupës së Italisë mes Napolit dhe Empolit, transmeton Insporti.

Ky është takimi i dytë i ditës së sotme, pas atij mes Interit dhe Fiorentinës, dhe në pyetje është kalimi në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Napoli fillimisht kaloi në epërsi në minutën e 18-të, përmes Giovanni Di Lorenzo, por 15 minuta më pas, shqiptari Nedim Bajrami barazoi shifrat në 1-1.



-->