Bakayoko refuzon të futet në fushë, shpërthen Gattuso

Futboll 06 Maj 2019 21:31

Duket se nuk kanë të ndalur mosmarrëveshjet mes trajnerit të Milanit, Genaro Gattuso dhe futbollistit Bakayoko.

Gjatë ndeshjes kundër Bolognas, Gattuso ka lënë në bankinën e rezervistëve mesfushorin francez.

Por, në minutën e 25-të të ndeshjes, Biglia pësoi lëndim dhe Gattuso e ftoi 24-vjeçarin për ta zëvendësuar.

Megjithatë, Bakayoko refuzoi ftesën e trajnerit dhe më pas pasoi zënka verbale mes të dyve.

Shikoni në pamjet më poshtë: