Bale afër largimit nga Reali

Futboll 09 Maj 2019 12:18

Gareth Bale është afër largimit nga skuadra e Real Madridit në fund të këtij edicioni.

Bale nuk ka kaluar nëpër një sezon të mirë këtë edicion, dhe është duke i munguar minutazha në lojë.

Ka qenë vetë agjenti i futbollistit, Jonathan Barnett, i cili ka deklaruar se francezi nuk është i kënaqur me klientin, ndërsa shtoi faktin se qysh tani po mendon për një skuadër tjetër, e ku sipas të gjitha gjasave rikthimi në Premier Ligë do të ishte i mirë për vetë futbollistin.

Kur kaloi nga Tottenhami në Real Madrid llogaritej si njëri prej futbollistëve më të mirë të botës.

Mirëpo duke punuar me trajner të ndryshëm në Spanjë, ai shumicën e kohës e kalonte në bankën rezervë, përkundër aftësive të jashtëzakonshme, edhe pse kishte konkurrencë të madhe, pasi shumica e lojtarëve në Madrid ishin yje./Insporti