Bale e Benzema luajnë sezonin e fundit me Real Madrid !

Futboll 20 Shkurt 2018 15:02

Shtypi spanjoll është duke raportuar se dyshja e “Los Blancos” janë duke zhvilluar sezonin e fundit për skuadrën e Real Madrid.

Sipas këtyre raportimeve, Gareth Bale dhe Karim Benzema janë të vetëdijshëm që ky mund të jetë sezoni i tyre i fundit në Madrid dhe për këtë arsye kanë filluar t’i shikojnë disa opsione për të ardhmen.

Më tu kuptuar kjo gjë, janë vënë në alarm shumë ekipe, e sidomos Manchester United e Tottenham Hotspur, të cilët do të mundohen ta kthejnë Bale në Premier League.

Përderisa Bale ka qenë më herët pjesë e Tottenham, kalimi tek United për një ribashkim me Jose Mourinho-n, mund ta intrigojë ndoshta më shumë.

Trajneri portugez i “Djajve të Kuq”, ka kohë që është i interesuar për Bale, madje qysh kur mori drejtimin e Manchester United, njëri nga synimet e tij ishte transferimi i uelsianit.
Anësori 28 vjeçar, ka luajtur në 22 ndeshje në një sezon të vështirë për ekipin madrilen, duke shënuar 9 gola.

Bale ishte në bankën rezervë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që Real Madrid e fitoi me rezultat 3-1 kundër PSG në “Santiago Bernabeu”, kurse u inkuadrua në vend të Karim Benzema në minutën e 68-të.

Ekipi i Zidane janë në pozitën e katërt në LA Liga me 45 pikë nga 23 ndeshje, kurse u diskualifikuan nga Leganes në çerekfinale të Copa del Rey .

Pas një sezoni shumë të vështirë në Spanjë, “Los Blancos” planifikon që gjatë verës të bëjë një rishikim të plotë të skuadrës, për t’u rikthyer shumë fuqishëm në luftën për titull të LA Ligës në edicionin e ardhshëm 2018/19.
Kjo do të thotë se, Benzema mund ta largohet nga skuadra, pjesë e së cilës ishte nga viti 2009 dhe opsionet e tij për të vazhduar karrierën, për momentin janë Franca dhe Kina.
Sulmuesi francez tanimë 30 vjeç, këtë edicion ka shënuar 7 gola në 27 paraqitje në të gjitha garat me Real Madrid. /Insporti.com

-->