Bale: Jam duke luajtur me zemërim
Futboll
10 Tetor 2019
10:30

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka pranuar që është duke luajtur me shumë zemërim.
Bale kërkonte largimin gjatë afatit kalimtar, por në fund u vendos të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.
Këtë sezon uellsiani është në formë të mirë pasi ka arritur të shënojë dy herë dhe të bëjë dy asistime.
Ai ka thënë se ka provuar të bëjë më të mirë dhe do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë.
“Kur luan ka shumë emocione. Zemërimi është pjesë e këtij emocioni, por nuk kam asgjë të qartë për momentin. Provoj të bëjë më të mirën si në kombëtaren e Uellsit ose në Madrid dhe do vazhdoj ta bëj këtë gjë”, deklaroi ai.
Reali për momentin është lider në LaLiga, duke pasur dy pikë me shumë se rivali, Barcelona.