Bale mund të përfundojë edhe këtu !

Futboll 26 Mars 2018 07:46

Tanimë thuajse është e sigurt se Gareth Bale pas këtij sezoni, nuk do të jetë më lojtarë i Real Madrid.

Skuadra që tash e një kohë ka shfaqur interesim për të është Manchester United, por Bale ka befasuar duke deklaruar se nuk do ta kishte problem transferimin në një ligë plotësisht tjetër.

Në një prononcim të tij, Bale ka thënë se në një të ardhme edhe do të tundohej për një kalim të mundshëm në Kinë, nëse bëhet fjalë për ndonjë pagë të majme, siç edhe po ofrojnë disa prej skuadrave kineze, në atë që po quhet së fundmi si “Revolucioni në futbollin kinez”.

Bale i cili shënoi hat-trick në ndeshjen gjysmëfinale të Wales kundër Kinës në “China Cup” u shpreh se, Kina është një vend i mrekullueshëm me njerëz shumë të mirë.

Megjithatë, kjo mund të ndodh në një rast tjetër dhe pak kush beson se uelsiani, këtë verë do të kalojë andej, pasi një rikthim i tij në Premier League po shikohet tanimë si shumë u mundshëm.

Por, a do të jetë Manchester United apo skuadra e tij e vjetër, Tottenham Hotspur, ajo që do të sigurojë shërbimet e tij, pritet të shihet gjatë verës, edhe pse vet Bale në këtë moment do ta dëshironte ndoshta një ribashkim me trajnerin Jose Mourinho, për një aventurë të re tek Manchester United. /Insporti.com

 

-->