Bale në diskutime me një skuadër nga Serie A

Futboll 24 Prill 2018 13:03

Gareth Bale sipas të gjitha gjasave dhe raportimeve të deritanishme në shtyp, duket se do ta ketë sezonin e fundit me Real Madrid.

U fol gjatë për një rikthim të tij të mundshëm në Premier League, ku interesim të madh më herët kishte Manchester United dhe ish-skuadra e tij Totenham Hotspur.

Mirëpo, me atë çfarë u raportua së fundmi, Bale mund të befasojë të gjithë dhe ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Duket se Bale, ka pasur disa bisedime me skuadrën e Inter, lidhur me një kalim të tij gjatë kësaj vere.

Ende nuk dihet për çfarë shumë të transferimit mund të bëhet fjalë, por se një gjë dihet, që Inter ka dëshirë shumë të madhe që ta bashkojë te ekipi i tyre Gareth Bale me Mauro Icardin, në mënyrë që të kthehet në një skuadër pretendente në Itali, por edhe në garat e UEFA-s. /Insporti.com

-->