Bale në verë largohet nga Real Madrid

Futboll 22 Shkurt 2018 11:47

Gareth Bale e kishte filluar mirë vitin 2018, por javët e fundit morali i tij ka pësuar rënie, pasi më shumë ka qëndruar në bankën rezervë.

Në fakt skuadra e Real Madrid ka vendosur që në verë do ta shesë uelsianin, pasi është e paevitueshme, se vendin e tij si strartues dalëngadalë po e zë Marco Asensio.

Skuadra madrilene pasi e kishte nënshkruar Bale nga Tottenham, shpresonte se ai do të shndërrohej në një Neymar të Real Madrid-it, duke i ndihmuar apo lehtësuar punë Cristiano Ronaldo-s, e po ashtu që ndonjëherë të marrë frenat e skuadrës sipër vetes dhe ta udhëheq atë kur është e nevojshme.

Për këtë arsye ekipi i “Los Blancos” nuk mendojnë se uelsiani e ka arritur potencialin e kërkuar nga ata dhe mungon konsistenca tek ai. Për më shumë, askush në Madrid nuk e sheh Bale, si fituesin e ardhshëm të “Topit të Artë”, apo si dikë që është i aftë t’i afrohet sado pak nivelit të Ronaldo-s, derisa kjo gjë shihet më shumë tek Asensio.

E fundit ajo çfarë mund të vendos për largimin e tij, është edhe historiku i tij me lëndimet, me gjithsej 25 lëndime të ndryshme deri tani, ku barazohet me 78 ndeshje mungesë, prej se u bashku me Real Madrid.

Për të gjitha këto arsye, duket se skuadra e Real Madrid kanë vendosur ta shesin në verë uelsianin dhe kjo gjë përshtatet edhe me deklaratën e kohëve të fundit nga agjenti i Bale, i cili është deklaruar lidhur me çmimin e klientit të tij prej 222 milionë euro, që është i njëjti sa u shit edhe braziliani Neymar.

Megjithatë tek Real Madrid nuk presin që do të arrijnë të marrin atë shumë nga shitja e tij, por në horizont kanë tash e një kohë interesimin nga Premier League, e sidomos nga Manchester United.
Afati kalimtar i verës, duket se do të shënojë edhe një sagë tjetër, ku pritet të jetë i përfshirë Gareth Bale, e që përfundimisht mund ta realizojë rikthimin e tij në Premier League. /Insporti.com

-->