Bale nuk duron më

Futboll 07 Mars 2018 08:00

Mbrëmë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, u zhvillua ndeshja e dytë në mes PSG dhe Real Madrid, ku mbretërit madrilenë siguruan çerekfinalen duke e mposhtur ekipin francez me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Megjithatë ndeshjen nga fillimi nuk e startoi Gareth Bale dhe duket se për uelsianin ky ka qenë momenti kur edhe ka filluar përfundimisht të mendojë se të ardhmen e tij duhet ta shikoj larg “Los Blancos”.

Së paku kështu është deklaruar agjenti i tij, Jonathan Barnett, i cili tha se Bale është i gatshëm të kërkojë aventurë të re në verë.

Ky lajm do t’i gëzon dy skuadrat që tash e një kohë kanë shfaqur interesim për të, ish-skuadra a tij Tottenham dhe Manchester United me ish-trajnerin e Bale, Jose Mourinho. /Insporti.com

-->