Bale i pakënaqur me Real Madrid

Futboll 01 Mars 2018 12:28

Trajneri i ri i Përfaqësueses së Wales, Ryan Giggs, tregon lidhur me pakënaqësinë e yllit të skuadrës së tij, lidhur me disa vendime të Zidane.

Giggs ka shprehur se e ardhmja e Gareth Bale, se a do të jetë tek Real Madrid apo diku tjetër nuk i intereson, por ka shprehur se lojtari uellsian, ka qenë mjaft i pakënaqur me vendimin e Zidane që ta lë Bale në bankë, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër PSG.

“Ai nuk luajti kundër PSG-së dhe për këtë nuk ishte fare i lumtur, mirëpo në disa takime tjera pastaj u paraqit nga fillimi për ekipin madrilenë. Spekulimet për të ardhmen e tij nuk më interesojnë, se tek cila skuadër mund të jetë Bale sezonin tjetër. AI është një lojtarë i kalibrit botëror dhe për momentin është tek një skuadër e tillë dhe kur je pjesë e një ekipi si Real Madrid, atëherë pa marrë parasysh kualitetin që posedon, gjatë gjithë kohës duhet të tregosh veten tënde dhe të jesh në top formë”, tha Giggs. /insporti.com

-->