Bale pranon të largohet, por ka një kërkesë të veçantë

Futboll 16 Maj 2019 19:50

Gareth Bale do t’i jap lamtumirën Real Madridit në fund të stinorit.

Insistimi i Zinedine Zidane për ta larguar Gareth Bale nga Real Madridi ka sjellë rezultat me lojtarin që ka pranuar të largohet pas përfundimit të stinorit.

Por, uellsiani ka një kusht për klubin ku luan që nga viti 2013, dëshiron të jetë në fushë në takimin me Betisin, në Santiago Bernabeu, të dielën, për t’u përshëndetur me tifozët e “Los Blancos”.

Bale dëshiron të marrë duartrokitjet e tifozëve të Realit për gjithçka ka dhënë fituar në kryeqytetin spanjoll.

Kështu 29 vjeçari që ka fituar katër Liga të Kampionëve me Real Madridin në gjashtë sezone sa ka luajtur për ta, ende nuk ka vendosur se ku do të shkojë, por ka oferta nga PSG, Tottenhami dhe Manchester United./Insporti