“Bale s’ka kualitete për të qenë lider i Realit”

Futboll 04 Janar 2019 14:33

Gareth Bale nuk ka kualitete për të qenë lider i Real Madridit që tani ka nevojë më së shumti pas largimit të Cristiano Ronaldos, thotë ish-sulmuesi, Predrag Mijatovic.

Bale u largua menjëherë pas pjesës së parë në barazimin 2-2 me Villarrealin për shkak të një shqetësimin në pulpën e këmbës së majtë.

Ishte hera e 11 këtë sezon që uellsiani largohet nga loja dhe e 15-ta në të gjitha garat, i cili vazhdimisht vuan nga lëndime të ndryshme.

Mijatovic, që ka fituar katër trofe me Madridin mes viteve 1996 dhe 1999, ka vënë në pikë pyetje nëse Bale është i duhuri për të udhëhequr Realin në mungesë të Ronaldos, që kaloi te Juventusi për 112 milionë euro.

“Është për të ardhur keq për Bale”, tha Mijatovic për El Larguero.

“Më pëlqen ai, por nuk është askund afër që të jetë lider në një ekip si Reali pas largimit të Ronaldos. Është shqetësuese që ai lëndohet shumë shpesh”. /Insporti.com/