Bale u largua nga stadiumi në minutën e 78’ kur Reali po humbiste 1-0, vjen reagimi i Solarit

Futboll 08 Janar 2019 19:00

Real Madrid humbi 2-0 ndaj Real Sociedad të dielën, por Gareth Bale nuk ishte në fushë për të parë golin e dytë të baskëve teksa ishte larguar para kohe nga “Santiago Bernabeu”.

Lojtari, i cili ishte duke parë nga shkallët e tribunës teksa aktualisht është i dëmtua.

Ai u largua në minutën e 78’, sinjal aspak i mirë, pasi klubi i tij po humbiste 1-0.

Santiago Solari është pyetur të martën për mendimin e tij për faktin se uellsiani nuk qëndroi deri në fund të ndeshjes për të mbështetur shokët e ekipit dhe ka zbuluar se situata do të diskutohet privatisht.

“Këto janë gjëra që do të zgjidhen privatisht”, shprehet Solari për gazetarët.

Teksa nuk e sulmoi lojtarin përpara shtypit, ai as nuk e ka mbrojtur.