Balerina që ka rrëmbyer zemrën e yllit të PSG-së (FOTO)

Futboll 08 Nëntor 2019 18:15

Një histori e re dashurie nën hijen e Tour Eiffel dhe jo, këtë herë nuk bëhet fjalë për Icardin dhe Wanda Naran, sepse protagonisti është një tjetër yll i parisienëve.

Po flitet për mesfushorin gjerman Julian Draxler. Ish-lojtari i Schalkes dhe Wolfsburgut ka dalë hapur dhe ka filluar të publikojë fotografitë e të dashurës së tij te re pas përfundimit të historisë me Lena Stiffel.

Bëhet fjalë për Sethanie Taing, e cila është balerinë dhe koreografe. Fotografitë nuk lënë dyshime, historia e re e dashurisë ka filluar.