Ballacku pendohet për të kaluarën: Duhej të kisha qëndruar te ky klub

Futboll 25 Mars 2020 15:47

Michael Ballack e ka pranuar se është penduar për largimin nga Chelsea në vitin 2010.

Ish-futbollisti gjerman e ka pohuar këtë fakt në një intervistë të dhënë për mediat, teksa zbuloi se klubi londinez i ofroi kontratë 1-vjeçare, pasi ishte mbi 30-vjeç dhe kjo ishte një politikë e klubit për çdo futbollist mbi 30-vjeç, por ai nuk pranoi pasi dëshironte kontratë 2 vjeçare.

“Carlo Ancelotti më deshi mua, por klubi vendosi t’iu jepte lojtarëve në atë moshë kontratë një-vjeçare. Unë desha dy. Sot, mund të them se ndoshta isha gabim. Duhej të kisha qëndruar, së paku për atë vit dhe pse jo ta mbyllja karrierën atje”, u shpreh gjermani.

Ballack ka fituar një titull të Premierligës në kohën sa ishte futbolllist i Chelseat.

-->