Ballist Morina ia kushton Policisë së Kosovës përvjetorin e shtatë të dronit që “heshti” serbët në Beograd

Kombëtarja 14 Tetor 2021 11:46

Ismail Morina i njohur si “Ballisti” ia ka kushtuar Policisë së Kosovës përvjetorin e shtatë të ngritjes së dronit me hartën e “Shqipërisë së Madhe” në takimin Serbi – Shqipëri, në Beograd.

Morina që ishte vetë autori i veprës, përmes llogarisë në Facebook ka bërë të ditur se këtë përvjetor ia ka kushtuar Policisë së Kosovës.

“Gëzuar ditën Autochthonous! Ky përvjetor i kushtohet profesionalizmit të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Ismail Morina.

Kujtojmë se pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës javët e fundit kanë qëndruar në veri të Kosovës për ta ruajtur rendin dhe qetësinë në komunat me shumicë serbe, pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës fillimisht për zbatimin e reciprocitetit të targave me Serbinë e më pas edhe për një aksion kundër kontrabandës.

-->