Ballistët reagojnë para ndeshjes Maqedonia e Veriut – Kosova, për ta shkruajnë edhe mediet serbe

Kombëtarja 28 Janar 2020 15:36

Grupi i tifozëve të Shkëndijës së Tetovës që njihen si “Ballistët” kanë thënë të martën se do ta jenë të pranishëm në ndeshjen që Kosova e zhvillon me Maqedoninë e Veriut në Shkup në mbështetje të Kosovës.

Mesazhi i tifozëve se “Bashkimi bën fuqinë” i ka tërbuar mediet serbe, shkruan Zëri.info.

“Mondo.rs” ka shkruar se shqiptarët i janë kundërpërgjigjur një takimi që kishin të dielën tifozët e skuadrave maqedonase, të cilat vendosën të bashkohen për ta mbështetur Maqedoninë në ndeshjen ndaj Kosovës.

Ndeshja gjysmëfinale në kudër të Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet në 26 mars në Shkup, dhe fituesi do të luajë kundër më të mirës së duelit të Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë në finale për kualifikim në “EURO 2020”.

-->