Ballkani “blindon” mbrojtësin Potoku

Futboll 01 Gusht 2020 21:06

Njëri nga futbollistët më në formë në kampionatin sapo përfunduar të Kosovës, Arbër Potoku nuk e ka ndërmend të ndërrojë mjesdisë.

Edhe pse mbrojtësi i Ballkanit kishte disa oferta ai vendosi të vazhdojë kontratën edhe për tre sezone.

Lajmin e ka bërë publike vet skuadra e Ballkanit që ka njoftuar se Potoku ka vazhduar për tri sezone.

“Arbër Potoku i mbetet besnik klubit të qytetit edhe për 3 sezone. Na priftë e mbara super Potoku”, ka shkruar FC Ballkani i cili sivjet mbeti pa trofe, edhe pse deri në ndeshjet e fundit ishte në luftë si për titull ashtu edhe për Kupën e Kosovës.

-->