Ballkani dhe Gjilani me fitore minimale – kampioni i edicionit të kaluar nuk di për fitore

Futboll 29 Gusht 2021 19:00

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Derbi i kësaj jave i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ka përfunduar me rezultat minimal 0-1, në të mirë të Ballkanit.

Edhe pse me një lojtar më pak prej minutës së 74’të, kur u perjashtua Kushtrim Gashi, Supergoli i Ermal Krasniqit në minutën e 51’të i mjaftoi mysafirëve për të arktuar tre pikët e para të këtij edicioni.

Kampioni i edicionit të kaluar – Prishtina ende nuk ka gjetur rrugën e fitores, ku pas barazimit në xhiron e parë kundër Malishevës, sot u ndëshkuan nga Ballkani.

GOLI I ERMAL KRASNIQIT:

Kurse në ndeshjen e zhvilluar në Drenas, goli nga pika e bardhë i realizuar nga Progni (69), i mjaftoi skuadrës së drejtuar nga Ismet Munishi, që të marrë tre pikët e para në këtë edicion. /Insporti.com/

-->