Ballkani – Drita, kryesfida e javës së shtatë në Superligën e Kosovës

Futboll 18 Tetor 2020 18:36

Sot ka përfunduar java e gjashtë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Insporti.

Në orarin e ditës së sotme ishin dy ndeshje, derbi i Anamoravës dhe takimi mes Trepçës 89 dhe Feronikelit, të dy këto ndeshje që përfunduan me barazim.

Superliga e Kosovës vazhdon xhiron e shtatë me takimet në mesjavë, ku vëmendja bie tek takimi i dy skuadrave më të mira në Ligë, Ballkanit dhe Dritës.

Ndeshje interesant pritet të jetë edhe në Drenas, ku skuadra e Duros do ta pres ekipin e Prishtinës.

Orari i plotë i xhiros së shtatë:

E marte, ora 14:00

Besa – Llapi

Drenica – Arbëria

E mërkure, ora 14:00

Ballkani – Drita

Feronikeli – Prishtina

Gjilani – Trepça ‘89

-->