Ballkani e kërkon kreun, Gjilani dhe Trepça ’89 rehatinë
Futboll
23 Shkurt 2020
10:39

Më tri ndeshjet e ditës së diel mbyllet sipari i javës së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në Suharekë është skuadra e Ballkanit që e pret Ferizajn dhe kërkon që me fitore eventuale të rimarrë pozitën e parë të renditjes tabelare përpara Dritës dhe Prishtinës që këtë javë regjistruan fitore në udhëtim.
Fitore kërkon edhe Gjilani për tu rikthyer në garë për titullin kampion, por do të ketë punë të vështirë pasi që do të takohet me Flamurtarin.
Në duelin tjetër në Mitrovicë takohen Trepça ’89 dhe Dukagjini.
Të gjitha ndeshjet startojnë nga ora 13:00.
E diel
Ballkani – Ferizaj
Gjilani – Flamurtari
Trepça ’89 – Dukagjini