Ballkani gjunjëzon kampionët, Prishtina triumfon derbin në Drenas, Gjilani zhgënjen sërish

Futboll 21 Tetor 2020 16:09

Ballkani ka triumfuar në derbin e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll, teksa në shtëpi e ka mposhtur skuadrën e Dritës me rezultat të pastër 2-0, raporton Gazetasheshi.com.

Mirlind Daku ishte sërish protagonist në triumfin e gjashtë sezonal të “portokallinjëve”, pasi që realizoi dy gola.

Në ndeshjen tjetër derbi të zhvilluar në Drenas, fitore ka regjistruar Prishtina përballë Feronikelit me rezultat të ngushtë 2-1.

Gentjan Muça dhe Endrit Krasniqi nga penalti realizuan për kryeqytetasit që regjistrojnë fitoren e tretë sezonale, ndërkohë Mendurim Hoti shënoi golin e vetëm për “industrialistët” që vazhdojnë me rezultate negative në shtëpi.

Takimi i vetëm i ditës që përfundoi me shifra 0:0 ishte ai ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës ’89.

-->