Ballkani i del në mbrojtje Dallkut, dënon ashpër sjelljen e Policisë

Futboll 08 Korrik 2020 22:10

KF Ballkani ka reaguar pas zhvillimeve në Gjilan që ndodhën pas ndeshjes derbi ndërmjet KF Gjilanit dhe KF Prishtinës, shkruan Insporti.com.

Klubi nga Theranda ka reaguar nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, duke e dënuar brutale të Policisë ndaj trajnerit të Prishtinës, Armend Dallkut.

Me të përfunduar ndeshja, Dallku me disa futbollistë kërkuan sqarime nga gjyqtarët e ndeshjes, Kreshnik Vula (kryesori) dhe Edmond Zeqiri (anësor) për shkak të dyshimeve rreth disa vendimeve të tyre.

Policia e Kosovës reagoi ashpër ndaj Dallkut dhe futbollistëve, ndonëse nuk ishin duke rrezikuar sigurinë e gjyqtarëve duke i spërkatur me sprej.

Reagim ,E denojmë ashpër ndërhyrjen brutale të Policisë së Kosovës ndaj trajnerit të Prishtinës Armend Dallku dhe…

Gepostet von FC Ballkani am Mittwoch, 8. Juli 2020

Gjilani e fitoi derbin me rezultat 2:1 me golat e Franc Veliut dhe Gerhard Prognit, ndërsa për Prishtinën shënoi kapiteni Armend Thaqi.

Mysafirët nga kryeqyteti ndeshjen e përfunduan me dhjetë futbollistë në fushë, pasi portieri Visar Bekaj u ndëshkua me kartonë të kuq. /Insporti.com/

-->