Ballkani i shkakton debakël Besës së Pejës

Futboll 10 Prill 2021 16:53

Trepça ’89 e hapi javën e 28-të në Superligë duke e mundur 0-1 në udhëtim Arbërinë, ndërsa sot u zhvilluan edhe dy ndeshje interesante, shkruan Insporti.

Në Suharekë, Ballkani mposhti i shkaktoi debakël Besës, duke e mposhtur me rezultat 4-1.

Goli i parë për Ballkanin erdhi nga Meriton Korenica, i cili përfitoi nga një gabim katastrofal në mbrojtje të Gentrit Salihut dhe realizon i vetëm me Agron Kolajn, në minutën e 24’të për 2-0 shënoi Ardi Qorri, teksa në pjesën e dytë për 3:0 shënoi Nazmi Gripshi, për ta shënuar edhe golin e katërt pastaj golashënuesi i golit të parë, Meriton Korenica. Teksa për Besën golin e nderit e shënoi Qorri.

Ndryshe, nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera për t’u mbyllur java e 28-të. /Insporti.com

-->