Ballkani ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur kosovar

Futboll 15 Prill 2019 12:47

‘Timonieri’ i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu do të emërohet gjatë ditës së sotme trajner i Ballkanit të Therandës.

Ballkani tashmë ka gjetur zëvendesuesin e Sami Sermaxhaj.

Gani Sejdiu do ta zëvendësojë në këtë pozitën, trajnerin e larguar sot Sami Sermaxhaj.

Sejdiu ndër të tjera i shpalosi edhe synimet e Ballkanit. “Synimet janë ikja e barazhit dhe Kupa e Kosovës. Dihet se është shuam vështirë ndaj Feronikelit në Kupë, por ne do ta japim maksimumin”, ka thënë Gani Sejdiu për Zëri.info, përcjell Insporti.com.

Pas xhiros së 27 Ballkani ndodhet në pozitën e tetë me 32 pikë të grumbulluara.