Ballkani – Llapi, kështu përfundoi ndeshja në Suharekë

Futboll 13 Korrik 2019 20:00

Ballkani dhe Llapi janë ndarë baras në miqësoren e zhvilluar sot në Suharekë, shkruan Insporti.com.

Dy skuadrat elitare kanë barazuar 2-2 në një ndeshje mjaftë interesante.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi i kanë shënuar Edvin Kuc dhe Arbër Hoxha, ky i fundit i transferuar nga Prishtina.

Ndërsa për llapjanët realizues ishin Bujar Idrizi dhe sulmuesi i ardhur nga Kamza, Sebino Plaku.

Vlen të ceket se veterani Sebino Plaku ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë. /Insporti.com/

Përfundon miqësorjaFC Ballkani – KF Llapi 2-2⚽️ Bujar Idrizi 34'⚽️ Sebino Plaku 78'Ndeshje tejet e fortë dhe e luftuar e cila u mbyll baraz 2:2 në prani të 200 shikuesve.Video: Supergoli nga gjuajtja e lirë nga Sebino PlakuVazhdojmë…

Gepostet von K.F. Llapi am Samstag, 13. Juli 2019

-->