Ballkani niset për në Turqi, atje do të zhvillojë fazën e fundit përgatitore para fillimit të kampionatit

Futboll 25 Korrik 2021 13:31

Klubi i Ballkanit janë në fazën e fundit të para-përgatitjeve para fillimit të edicionit të ri të Superligës dhe kanë bërë të ditur se nesër nisen për në Turqi, atje ku do të qëndrojnë në qytetin e Kayserit, shkruan Insporti.

Në tokën turke, Ballkani do të zhvillojë edhe tre ndeshje miqësore, ku fillimisht do të përballet me Kayserispor ekip ky që garon në Superligën e Turqisë.

Ballkani së fundmi ishte në Mavrovë ku qëndroi disa ditë për përgatitje, ndërsa tani përgatitje do ti zhvillojë në një vend tjetër.

Ndryshe, sezoni i ri i Superligës së Kosovës nis më 21 gusht

-->