Ballkani njoftimin për shkarkimin e Shkëmbit e lëshoi me tri fjali, plotë dhjetë gabime drejtshkrimore

Futboll 06 Maj 2021 18:51

Ballkani ka shkarkuar Bledi Shkëmbin nga detyra e trajnerit, raporton Insporti.com.

Klubi nga Suhareka ka njoftuar se ka liruar nga detyra e trajnerit pas ndeshjes së sotme me Arbërinë, në të cilën pësuan humbje me rezultat 2:3.

Këtë e kanë bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook. Ky njoftim është bërë me tri fjali, fjali në të cilat ka shumë gabime drejtshkrimore.

Në këto tri fjali, janë bërë dhjetë gabime drejtshkrimore nga ana e Ballkanit.

Në vend se të lëshohet një komunikate për medie ashtu siç duhet, klubi nga Theranda tregohet jo serioz, madje në një mënyrë nuk respekton as vetë trajnerin Shkëmbin.

“Njoftim per Opinionin futbolldashes,

Pas rezultateve te dobta, sidomos ne 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim te nderpres bashkpunimin me trainerin Bledi Shkembi. E falemderojme per punen e palodheshme dhe suksese ne te ardhmen”, njoftimi i klubit zyrtar pa ndërhyrje.

Shkarkimi i Shkëmbit tri xhiro para përfundimit të kampionatit tregon shumë për jo seriozitetin e klubit.

Më poshtë njoftimi pas përmirësimit të gabimeve:

“Njoftim për opinionin futboll. Pas rezultateve të dobëta, sidomos në 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marrë vendim të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkembi. E falënderojmë për punën e palodhshme dhe suksese në të ardhmen”.

Shkëmbi ishte emëruar trajner i Ballkanit më 27 dhjetor, duke e zëvendësuar trajnerin Ismet Munishi, të cili po ashtu klubi i Ballkanit kishin shkarkuar edhe pse skuadra ishte në pozitën e parë.

Para Ballkanit, klubi i fundit të cilin e kishte drejtuar Shkëmbi ishte KF Teuta në Shqipëri, ndërsa në Kosovë kishte drejtuar KF Lirinë e Prizrenit.

Ballkani me humbjen e sotme, renditet në pozitën e tretë me 69 pikë, pesë pikë më pak se sa lideri Prishtina që mban pozitën e parë me 72 pikë, kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar.

Humbja nga Arbëria ishte e dyta me radhë, pas asaj nga Drenica në xhiron e kaluar. /Insporti.com/

-->