Ballkani pranon rezultatet e koronavirusit

Futboll 27 Maj 2020 22:39

Superliga e Kosovës ka marrë “dritën jeshile” për t’i rifilluar garat e mbetura si shkak i pandemisë së koronavirusit.

Kësisoj, skuadrat kanë qenë të obliguara t’i kryejnë testimet për COVID-19.

Së fundi edhe skuadra lidere e Superligës, Ballkani, nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Insporti gjatë ditës raportoi se Ballkani është testuar në Suharekë dhe jo në Prizren, ashtu siç i ishte kërkuar nga IKSHP.

Kujtojmë që Ballkani është lider në Superligën e Kosovës më 44 pikë, teksa në garë është edhe për trofeun e Kupës së Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munshi në gjysmëfinalen e parë më 3 qershor do takohet me Feronikelin.

Urime ne jemi me të pastrit than mjeket 🙏💪💪💪💪💪💪😀 Fc Ballkani 🧡🖤No Covid 19 Say yes to the Futboll.🙌

Gepostet von Ismet Munishi am Mittwoch, 27. Mai 2020

-->