Ballkani vazhdon me fitore, Ismet Munishi takon Gheorghe Hagi
Futboll
24 Janar 2020
16:07

KF Ballkani ka vazhduar serinë e fitoreve në fazën përgatitore duke mundur ekipin Viitorul Constanța, skuadër kjo nga Rumani me rezultat 4-1.
Golat për liderët e Superligës i shënuan Artur Magani, Arbër Prekazi, Visar Berisha dhe Arbër Hoxha.
Ndërkohë trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është takuar me legjendën e futbollit rumun, George Hagi.
“Kenaqesi dhe nder i veçante ishte sot takimi dhe me George Hagi qe ishte lojtar fantastik dhe emer i madh i futbollit rumun”, shkroi Munishi në Facebook.