Ballkanit i largohet futbollisti titullar

Futboll 07 Gusht 2020 18:13

Besnik Krasniqi nuk ka rinovuar kontratën me Ballkanin. Krasniqi ka njoftuar se është larguar nga skuadra e Ballkanit dhe që nga sot është futbollist i lirë, shkruan Insporti.com.

Krasniqi këtë e ka bërë të ditur në rrjetin e tij social Facebook, se për aryse personale nuk do të jetë më pjesë e klubit nga Theranda.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka falënderuar kryetarin Arsim Kabashi, trajnerin Ismet Munishi dhe gjithë bashkëlojtarët për këto dy sezone sa ka qenë pjesë e klubit.

Krasniqi sezonin që shkoi ishte ndër futbollistët kryesorë të skuadrës së Munishit.

Besnik Krasniqi, KF Ballkani

Mbrojtësi prishtinas, 30 vjeçar, për Ballkanin zhvilloi mbi 60 ndeshje për këto dy vite.

Ai në të kaluarën ka veshur fanellën e Prishtinës, Partizanit në Shqipëri, Feronikelit, Gjilanit, Flamurtarit të Vlorës. /Insporti.com/

Më poshtë statusi i plotë:

-->