Balotelli ndryshon sërish skuadër – agjenti Raiola nis bisedimet me klubin e ri

Futboll 26 Mars 2020 16:42

Mario Balotelli do të largohet në fund të sezonit nga Brescia.

Pas një sezoni jo të mirë në Itali me skuadrën e tij që renditet në vendet e fundit, sulmuesi është gati për një tjetër aventurë.

E ardhmja e tij nuk është vendosur ende, por e sigurt është largimi i tij nga Brescia.

Mino Raiola që është edhe agjenti i tij ka nisur tashmë punën për të gjetur ekipin e ri.

Sipas mediave italiane skuadra e re që po flitet është ajo e Galatasaray në Turqi. Balotelli duket se do të nis një aventurë të re këtë herë në kampinatin turk.

-->