Balotelli: Nëna ime nisi të qante

Futboll 20 Gusht 2019 22:19

Mario Baloteli ka vendosur të rikthehet në Itali pas një aventurave në Angli dhe në Francë. Sulmuesi italian ka vendosur të nisë gjithçka nga fillimi duke firmosur me një skuadër modeste siç është Brescia, por njëkohësisht skuadër me rëndësi për sulmuesin italian.

Brescia është qyteti i tij i lindjes dhe firma me skuadrën e sapo ngjitur në Serinë A, nuk është një rastësi. Në konferencën e prezantimit të tij, Balotelli u shpreh se nuk ka frikë se mos dështon, duke shtuar se edhe nëna e tij nisi të qante kur i tregoi. Ai zgjodhi fanellën me numrin 45, numër të cilin ka mbajtur edhe në skuadrat e tjera ku ka luajtur.

“Kur i tregova nënës sime se kam vendosur të luaj për Brescian, menjëherë nisi të qante. U gëzua shumë që erdha në një ekip të tillë. Unë personalisht nuk kam frikë se mos dështoj. Ndihem i qetë dhe i bindur se do të jap më të mirën time”, u shpreh Balotelli.