Balotelli nuk përmirësohet, provokoi keq ish bashkëlojtarët e tij

Futboll 11 Mars 2019 11:01

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, është duke shkëlqyer me skuadrën e Marseille në këtë sezon.

Balotelli shënoi golin e fitores së Marseille ndaj Nice me rezultat minimal 1:0, shkruan Insporti.com.

Ish sulmuesi i shumë skuadrave evropiane, pas përfundimit të ndeshjes në tunel provokoi ish bashkëlojtarët e tij, duke iu thënë: “Mos e lejoni Vieira të iu flas futbollistëve”, transmeton Insporti.com.

Imazh i ngjashëm

 

Futbollisti i Nice, Christophe Herelle iu përgjigj ‘SuperMarios’ duke i thënë: “Hei, ti flet shumë. Mbylle pak”.

 

Balotelli kaloi nga Nice në Marseille këtë sezon, pas problemeve me trajnerin dhe ish bashkëlojtarin e tij në Inter e Manchester City, Patrick Vieira. Ai ndërpreu kontratën në janar dhe iu bashkua Marseille më 23 janar të 2019.

29 vjeçari deri më tani për gjigantin francez ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshje. /Insporti.com/

-->