Bankinat e Superligës të “nxehta”, katër trajnerë u larguan para xhiros së gjashtë

Futboll 21 Shtator 2019 15:52

Sezoni i ri i IPKO Superligës së Kosovës 2019/20 po vlerësohet si një ndër më të mirët që nga pas lufta.

Arbnor Luta

Cilësia e Superligës është duke u ngritur vit pas viti, por “veset” e klubeve janë duke vazhduar. Mungesa e profesionalizmit, mos krijimi i një projekti afat-gjatë, problemet financiare vazhdojnë të jenë “kanceri” i klubeve të Superligës.

Një ndër veset të pa shëruar në klubet tona, është shkarkimi i trajnerëve. Ani, pse iu besojnë në transferimin e futbollistëve, duke transferuar apo ndryshuar po thuajse tërë skuadrën për sezonin e ri, një humbje, një barazim, iu kushton me heqje “koke”.

Bekim Shotani, Mirel Josa, Zekirija Ramadani janë viktimat e para të këtij sezoni ende pa u zhvilluar xhiroja e gjashtë e kampionatit.

Zekirija Ramadani / U shkarkua nga Feronikeli

I shpalli kampion. I udhëhoqi për herë të parë në garat evropiane, përkundër jo rezultateve të mira, skuadra e tij bëri paraqitje të mirë në debutim në garat evropiane.

Kjo nuk i mjaftoi kryesisë të kampionit aktual, për t’ia besuar edhe një sezon trajnerit Ramadani. Trajneri Ramadani, përveç titullit të kampionit, fitoi edhe Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës.

Image result for zekirija ramadani

 

Krijoi një skuadër të fuqishme për Superligë, duke krijuar një skuadër të fortë në sulm ashtu dhe në mbrojtje. Kishte sulmin më të mirë dhe mbrojtjen më të mirë në Superligë. Kastriot Rexha (FER) fitoi ‘Këpucën e Artë’ me 24 gola.

Aventura e trajnerit shkupian në Drenas përfundoi dy javë para se të niste kampionati. Pra, viktima e parë ishte Ramadani.

Ndryshe, Ramadani ishte shpallur kampion edhe me Trepçën 89’ si trajner. Feronikeli si zëvendësues të Ramadanit, ka emëruar trajnerin malazez Dejan Vukicevic.

Bekim Shotani / U shkarkua nga KF Vushtrria

E diele, 30 qershor ish kampioni i Kosovës, KF Vushtrria kishte emëruar për trajner të ri Bekim Shotanin. Në njoftimin e tyre e kishin përshkruar si një trajner që e njeh Superligën dhe klubin më së miri.

Shotani sezonin e kaluar ishte trajner i Llapit dhe Ballkanit. Njihet si një trajner që shëtit në skuadra brenda një sezoni.

Image result for bekim shotani emërohet trajnerë i vushtrrisë

 

Vushtrria ndryshoi edhe kryesinë e klubit, duke u bërë me pronar të ri. Shotanit iu besua krijimi i skuadrës për këtë kampionat, duke bërë transferimet. Megjithatë, Shotani në bankinën e Vushtrrisë qëndroi vetëm për tri xhiro.

Rezultatet e Shotanit ishin dy humbje dhe një barazim. Kaq i mjaftoi kryesisë së re për ta shkarkuar, duke mos ia dhënë shansin për të përmirësuar formën e skuadrës pas pushimit ndërkombëtar.

Tashmë, trajner i klubit është italiani Antionio Toma.

Mirel Josa / U shkarkua nga KF Prishtina

‘Profesori’ Mirel Josa është një ndër trajnerët që ka qëndruar një kohë të gjatë në bankinën e një klubi të Superligës. Josa ishte trajner i Prishtinës për dy sezone të plota, ndërsa sezoni i tretë i zgjati vetëm dy xhiro.

Josa ndërtoi skuadrën edhe për këtë sezon. Klubi bardhekaltër transferoi futbollistë të njohur si Ahmed Januzi, Leonit Abazi, Labinot Ibrahimi dhe Ardit Hila. Kjo në opinion në pamje të parë ishte se kryesia ka besim në të edhe për kampionat, përkundër se nuk kishte arritur të fitonte titullin e kampionit.

Prishtina me Josën në dy edicionet e fundit deri në ndeshjen e fundit ishte në garë për titullin e kampionit. Barazimi me Dritën në ndeshjen e fundit të sezonit 2017/18 me rezultat baras pa gola (0:0) i kishte kushtuar me humbjen e titullit, ndërsa sezonin e kaluar pësoi humbje me Feronikeli 1:0 në Drenas.

Image result for mirel josa

 

Sezoni i ri filloi me barazim me Flamurtarin në xhiron e parë (1:1), në xhiron e dytë Prishtina nuk zhvilloi ndeshjen me Dukagjinin. Humbja në xhiron e tretë nga “Nikli” ishte fatale për ish trajnerin e Skënderbeut, duke u shkarkuar nga klubi më i trofeshëm në futbollin tonë.

Bylbyl Sokolin / U largua nga Prishtina pas vetëm dy ndeshje

Pas largimit të Josës, më katër shtator Prishtina e emëroi Bylbyl Sokolin trajner të ri. Kjo ishte hera e dytë që “Billi” mori drejtimin bankinën e Prishtinës.

Në debutim pësoi humbje në derbi me Llapin në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat (0:1). Në ndeshjen e dytë, arriti fitore si mysafir i Trepçës 89’ në “Riza Lushta”.

Sot është data 21 shtator. “Billi” qëndroi në bankinën e “nxehtë” të Prishtinës vetëm 17 ditë. Sot, pas një konferencë të jashtëzakonshme ai njoftoi largimin e tij për arsye shëndetësore. Ai do të bëjë një intervenim në gjurin e tij të djathtë, duke ia pa mundësuar qëndrimin në klub.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

 

Pasardhësi i tij do të jetë legjenda e Kombëtares së Shqipërisë dhe klubit, Armend Dallku.

Kjo është hera e dytë e Sokolit që largohet nga klubet për shkaqe shëndetësore. Hera e parë ishte larguar nga bankina e Drenicës.

Homologu i tij shqiptar Samuel Nikaj kishte probleme të rënda shëndetësore sa ishte trajner i KF Vushtrrisë, megjithatë nuk ishte dorëzuar. Ai qëndroi deri në fund dhe e inkuadroi në Superligë.

Po ashtu, trajneri serb i Bologna, Sinisa Mihajlovic është duke u përballur me kancer, megjithatë ai vazhdon të jetë trajner i skuadrës italiane përkundër gjendjes së rëndë të tij shëndetësore.

Të dielën dhe të hënën do të zhvillohet xhiroja e pestë e Superligës, mbetet të shihet pas përfundimit se kush do të jetë viktima e radhës. /Insporti.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

-->