Barazimi i mbrëmshëm i Werderit, kështu e komenton Rashica

Kombëtarja 27 Maj 2020 12:01

Milot Rashica ka komentuar barazimin 0:0 të Werderit Bremenit kundër Borussia Monchengladbachut, ndeshje që u luajt mbrëmë.

Skuadra e tij krijoi raste të shumta, por që nuk arriti të marrë tri pikët e kërkuara.

“Të pafat për të marrë tri pikë sot. Do të vazhdojmë tutje”, ka shkruar Rashica në Twitter.

Ai pati dy raste të mira për shënim, por që portieri ia mohoi golin, ndërsa u vlerësua pozitivisht për paraqitjen e tij.

-->