Barazimi me Levante, i vështirë për Zidane

Futboll 04 Shkurt 2018 09:18

Zinedine Zidane pranon që barazimi i djeshëm me Levante-n, ishte i vështirë për tu përtypur.

Trajneri i “Los Blancos” u gjend para një situate të vështirë për ta shpjeguar barazimin me skuadrën e pjesës së poshtme të tabelës, pasi real kishte epërsinë deri pak para fundit të ndeshjes.

Ishte veterani italian Giampaolo Pazzini, i cili u inkuadrua nga banka e Levante-s, për të shënuar golin e barazimit në minutën e 89-të.

Ky barazim e kthen ekipin madrilen në pozitën e katërt dhe në rast se Barcelona shënon fitore sot kundër Espanyol, atëherë diferenca ndërmjet Barçes dhe Real Madrid do të shkoj në 21 pikë.

Zidane pas ndeshjes në konferencë për shtyp u shpreh se skuadra e tij e kontrolloi lojën, sidomos në pjesën e parë, mirëpo pas shënimit të golit të dytë nuk ishte në gjendje ta shmangte barazimin. Ai vazhdoi duke thënë se është një situatë e vështirë për ta përtypur, pasi humbën dy pikë tjera në momentet e fundit të ndeshjes dhe më së shumti jam i dëshpëruar sepse ne i lejuam kundërshtarët të na dënoj nga kundër sulmi. Por, ky është futbolli dhe kundërshtari është aty për të shkaktuar probleme.

Përkundër dallimit të madh në pikë me Barcelonën e që mund të shkoj edhe më tutje, Zidane u shpreh se ende asgjë nuk ka përfunduar deri në fundin e sezonit, Ai u shpreh se ka edhe mjaft pikë për tu fituar ose humbur në rastin e kundërshtarëve. Kemi mundur të shënojmë edhe fitoren e tretë rresht në këtë përballje, por nuk e arritëm dhe frustrimi i madh tek të gjithë është, se e kishim fitoren në dorë.

Real Madrid ndeshjen e radhës në La Liga, e zhvillon kundër baskëve të Real Sociedad të shtunën e ardhshme, disa ditë para ndeshjes të shumëpritur në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së. /Insporti.com

-->