Barazon Arsenali, por si u vlerësuan Mustafi e Xhaka

Futboll 05 Maj 2019 20:44

Arsenali ka barazuar në shtëpi me Brightonin me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.

Me këtë barazim Arsenali i ka gjasat e vogla për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve nga vendi i katërt.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang dhe Glenn Murrey për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i Brightonit, Shane Duffy, i cili u vlerësua me notë 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për Alireza Jahanbakhsh që u notua me 5.4.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti Shkodran Mustafi që u vlerësua me 7.5, ndërsa Granit Xhaka luajti deri në minutën e 77-të dhe u notua me 6.3./Insporti