Barazon Gjilani, Progni nuk gabon nga penalltia
Futboll
07 Nëntor 2021
14:21

Gjilani dhe Prishtina po zhvillojnë derbin në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës, shkruan Insporti.
Pas gjysmë ore lojë, skuadra e Prishtinës arriti ta zhbllokojë rezultatin për 1-0.
Golin për prishtinasit e shënoi Mendurim Hoti.
Gjilani kishte rastin e artë t’i barazonte shifrat e rezultati, por Torassa qëllon në shtyllë nga një harkimi i Prognit.
Kur po zhvillohet minuta e 67’të e takimit, Gjilani ka arritur t’i barazojë shifrat me anë të penalltisë të cilën e ekzekutoi Progni.
Ky ishte goli i 5’të i Prognit nga penalltia.
Gjilani momentalisht renditet i treti me 21 pikë, kurse Prishtina e gjashta me 19 pikë.
/Insporti.com