Barça e publikon listën për Slavia Pragën, kjo është mungesa e madhe

Futboll 05 Nëntor 2019 09:20

Luis Suarez do të jetë mungesa më e madhe e Barcelonës të martën mbrëma (sot) në Champions League kundër Sllavja Pragës.

Sulmuesi uruguaian zyrtarisht nuk do të luajë në këtë sfidë, ndërsa sipas Ernesto Valverdes, mund të rikuperohet për ndeshjen e fundjavës në La Liga, që Barça do ta zhvillojë në ‘Camp Nou’ me Celta Vigon.

Është rikthyer Samuel Umtiti, që ka marrë dritën e gjelbër nga doktorët dhe është gati për lojë, derisa Valverde e ka kthyer në skuadër edhe Dembelen.

Jashtë kanë mbetur Junior Firpo, Todibo dhe Arthur.

Takimi i sotëm në ‘Camp Nou’ zhvillohet me fillim nga ora 18:55.

-->