Barça fitoi, një tifoz u fut në fushë

Barcelona është rikthyer me fitore bindëse, pas pauzës afro 3 mujore për shkak të pandemisë. Kampionët në fuqi të La Ligës, mposhtën me rezultatin 0-4 Majorkën, duke vazhduar marshimin drejt kreut.
Arturo Vidal ishte njeriu që hapi serinë e golave në minutën e 2-të, ndërkohë që sulmuesi Breithueit dyfishoi shifrat në të 37-të. Katalanasit nuk u mjaftuan me këtë epërsi duke realizuar edhe 2 herë të tjera me Xhordi Albën dhe Lionel Mesin, të cilët vulosën sfidën.
Çka vlen të përmendet nga ky ndeshje ishte edhe futja në fushë e një tifozi me fanellën e Mesit që ndërpreu për disa minuta lojën dhe u nxorr nga forcat e sigurisë.
Çuditërisht, në një ndeshje që luhej me dyer të mbyllura dhe pa tifozë, pikërisht një tifozë futet në fushën e blertë. Me fitoren e shënuar sot, Barça e ka thelluar diferencën në 5 pikë nga Reali që do të luaj nesër.