Barça pa Messin? Kështu e parashikon Iniesta

Futboll 22 Dhjetor 2018 14:05

Në një intervistë të dhënë për “Mundo Deportivo”, ish-kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, ka folur për shumë gjëra, në veçanti për Leo Messin.

34-vjeçari foli për të ardhmen e Barcelonës pa Lionel Messin, që për shumë, për një kohë, do të jetë me vuajtje – ashtu siç po vuan aktualisht Real Madridi pa Cristiano Ronaldon.

“Barça pa Messin? Do të ndodhë, ashtu si çdo gjë tjetër në jetë. Dikush do të vijë dhe dikush do të largohet”, u shpreh Iniesta.

“Gjëja e rëndësishme është që, për sa kohë po luan, Messi është më i miri i mundshëm”.

“Ajo që do të vijë nuk parashikohet dot, nuk thua nëse do të jetë e mirë, më e mirë apo më e keqe”.

“Do të jetë ndryshe, por nuk duhet të jetë më keq. Do të jenë momente të tjera, herë të tjera, lojtarë të tjerë”, shtoi ai.

“Messi si mesfushor? Ai mund të bëjë atë që dëshiron. Në çdo pozicion, mund të jetë më i miri. Pastaj, ka ‘demarkime’ shumë specifike në qendër të fushës, që ndoshta janë tipologji të ndryshme nga ajo që është Leo. Por, ai mund të luajë ku dëshiron, sepse ia del të shënojë kaq shumë gola”.

Iniesta kishte qenë pjesë e skuadrës së Barcelonës që nga viti 2002 deri këtë vit.

Gjatë këtyre 16 viteve me klubin katalonas, Iniesta i kishte bërë 442 paraqitje dhe i kishte shënuar 35 gola, dhe momentalisht luan për klubin japonez Vissel Kobe ku ka tre gola e tre asistime në 15 paraqitje. /Insporti.com/