Barça po tenton ta tranferojë Coutinhon te Liverpool

Futboll 02 Qershor 2021 17:13

Barcelona raportohet se i ka propozuar Philippe Coutinhos një rikthim te Liverpooli.

Braziliani iu bashkua Barcelonës në vitin 2018 në një marrëveshje prej 142 milionë funteve dhe deri më tani janë paguar 105 milionë kurse pjesa tjetër duhet të bëhet në vazhdim.

Sipas gazetës prestigjoze spanjolle “AS”, Joan Laporta ka propozuar rikthimin duke e parë këtë si një mundësi të mirë për të dy skuadrat që të arrijnë një marrëveshje.

Barcelona është duke ndjekur një rrugë për blerje me kosto zero në mënyrë që të mos rëndohen financat e klubit dhe ata po shohin mundësinë që as këto 40 milionë funte të mos paguhen.

-->