Barca shpreson se Messi do ta ndihmojë klubin të fitojë garën për transferimit e yllit 120 milionësh të PL

Futboll 18 Janar 2019 18:31

Real Madridi po përballet me garën nga rivali i “El Clasicos”, Barcelona për transfeirmin e superyllit të Chelseat, Eden Hazard.

“Të Kaltërit” raportohet se do të kërkojnë 120 milionë euro për belgun, me anësorin që ka qenë i lidhur jashtëzakonisht shumë me një transferim në Spanjë.

Hazard mbetet pa kontratë pas 18 muajve dhe, sipas raportit të fundit nga “Telegraph”, po arrijmë në pikën ku të gjitha palët dëshirojnë ta zgjidhin çështjen.

Raportet kanë sugjeruar se Hazard dëshiron një përgjigje nga Real Madridi deri në fund të këtij muaji nëse do të bëjë lëvizje për të.

 

LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 26: Eden Hazard of Chelsea speaks to Mohamed Salah of Liverpool ahead of the Carabao Cup Third Round match between Liverpool and Chelsea at Anfield on September 26, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Është thënë se Chelsea do ta lejojë transferimin e Hazard te Reali këtë muaj nëse arrinë të sigurojë një zëvendësues për të.

Sidoqoftë, sipas raportit të fundit nga “Don Balon”, Barcelona gjithashtu është futur në garë dhe është e gatshme të ofrojë më shumë se 140 milionë euro për 28-vjeçarin.

Barca ka fokusuar shpresat në Lionel Messin që ky transferim të ndodh, me Hazard që ka konfirmuar se është fans i madh i argjentinasit.

Dhe shansi për të luajtur përkrah pesë herë “Topit të Artë” mund të ketë rol të madh në vendim. /Insporti.com/

-->