Barca sytë tek Aubameyang

Futboll 29 Janar 2020 15:00

Kur kanë mbetur vetëm edhe 48 orë të afatit të janarit, Barca është ende në kërkim të një sulmuesi.

Me dështimin e negociatave për Rodrigon e Valencias, klubi katalanas ka kthyer sytë tek Aubameyang i Arsenalit.

Kështu raporton e njohura spanjolle “SPORT”, e cila parashikon që një ofertë prej 60 milionë eurosh do të ishte e mjaftueshme për klubin londinez.

Kujtojmë që Barca është në kërkim të një qendërsulmuesi pas lëndimit të Luis Suarez.

Dje u raportuar për një kalim të mundshëm të serbit Tadic,por ishte klubi holandez Ajaxi ai që bllokoj gjithçka. /Insporti.com/

-->