Barcelona 3:0 Liverpool – nota e ‘magjikut’ Messi

Futboll 02 Maj 2019 08:20

Barcelona ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Liverpoolit me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Lionel Messi shënoi dy herë, ndërsa Luis Suarez një herë në këtë fitore të madhe të Barcelonës.

Pikërisht argjentinasi ka marrë notën më të lartë, atë 10-të falë dy golave të shënuar, e që i dyti ishte jashtëzakonisht i bukur.

Pas tij vjen Luis Suarez me 8.2, pasi shënoi edhe ky një gol dhe ishte i implikuar në të dytin. Ivan Rakitic, Gerard Pique, dhe Jordi Alba janë vlerësuar po ashtu lartë.

Te Liverpooli më së miri është paraqitur Mohamed Salah, që është notuar me 7.7.

Lojtari më i dobët i takimit ishte portieri Alisson me 5.8.